TAYLOR SWIFT FITON ÇMIMIN E MADH NË “MTV VIDEO MUSIC AWARDS”/ Zbulon surprizën për fansat – AlpeGossip
TAYLOR SWIFT FITON ÇMIMIN E MADH NË “MTV VIDEO MUSIC AWARDS”/ Zbulon surprizën për fansat

TAYLOR SWIFT FITON ÇMIMIN E MADH NË “MTV VIDEO MUSIC AWARDS”/ Zbulon surprizën për fansat

Taylor Swift ishte në mesin e artistëve që triumfuan mbrëmjen e djeshme në MTV Video Music Awards. Pasi pranoi çmimin “Video e vitit” për këngën “All Too well’, këngëtarja me famë botërore njoftoi një album surprizë që do të publikohet në tetor. Data e publikimit është vendosur me 21 Tetor.

Më pas, këngëtarja zbuloi dhe kopertinën e albumit përmes një postimi në rrjete sociale. “Midnights” do të jetë albumi i 10-të i Taylor dhe regjistrimi i katërt i ri me “Republic Records’ pasi ajo u largua nga “Big Machine Records’ pas përplasjes me Scooter Braun mbi pronësinë e regjistrimeve të saj kryesore.

Që atëherë ajo ka ri-regjistruar të gjithë këngët në albumet “Taylor’s Version”. Dy albumet e saj të fundit, ‘Folklor’ dhe ‘Evermore’ u nominuan për albumin e vitit në Grammy.

Taylor Swift