NJË FËMIJË E BUKUR DHE E ËMBËL/ Shihni si dukej Dua Lipa në festën e Abetares (FOTO) – AlpeGossip
NJË FËMIJË E BUKUR DHE E ËMBËL/ Shihni si dukej Dua Lipa në festën e Abetares (FOTO)

NJË FËMIJË E BUKUR DHE E ËMBËL/ Shihni si dukej Dua Lipa në festën e Abetares (FOTO)

Ok mund të themi se e adhurojmë Dua Lipën tani, por fotot e saj në festën e Abetares janë akoma dhe më të adhurueshme.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të fëmijërisë në Instagram.

Postimin ajo ia ka dedikuar një shoqeje nga fëmijëria, e cila duket se po martohet sot.

Në foto duket Dua e vogël dhe me kurorat e letrës, fiks si ato që kemi vendosur të gjithë në kokë në festën e Abetares.

Ndonëse nuk arrijmë të dallojmë ekzaktësisht çfarë shkronje ka qenë Dua, duket qartë që ajo ka qenë gjithmonë po kaq e lezetshme sa sot.

“Shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!! Do jesh nusja më e bukur,” ka shkruar Dua në Instagram bashkangjitur me fotot.