REPERI I FAMSHËM VJEN NË SHQIPËRI/ Fotografohet me Ledrin dhe Lumi B – AlpeGossip
REPERI I FAMSHËM VJEN NË SHQIPËRI/ Fotografohet me Ledrin dhe Lumi B

REPERI I FAMSHËM VJEN NË SHQIPËRI/ Fotografohet me Ledrin dhe Lumi B

Është rikthyer në Shqipëri pas një mungese disa vjeçare reperi i njohur Singullari. Singullari u bë i njohur në vendin tonë përmes disa hiteve në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kreshën “Kon pe shan me nanë” dhe “N’qytetin tem” me Kaos.

Ai është rikthyer në Shqipëri mbrëmjen e djeshme dhe këtë gjë e kemi mësuar përmes një fotoje shumë të bukur. Ka qenë reperi Lyrical Son ai që ka postuar një foto ku duken shumë nga reperët më të famshëm të estradës sonë të bashkuar. Singullari u bë bashkë me P.I.N.T, Ledri Vulën dhe Lumi B-në, si dhe producentin e njohur Big Bang, nga kompania Redbox Entertainmet.

Përmes kësaj fotoje mund të aludojmë për ndonjë bashkëpunim të mundshëm dhe një rikthim në skenën shqiptare. Nuk bëhet e ditur nga vetë reperët nëse kjo do të jetë e mundur por gjithësesi mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.