DOLI NGA “BIG BROTHER VIP”/ Arjola Demiri reagon për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
DOLI NGA “BIG BROTHER VIP”/ Arjola Demiri reagon për herë të parë (FOTO)

DOLI NGA “BIG BROTHER VIP”/ Arjola Demiri reagon për herë të parë (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, tashmë i është rikthyer jetës normale. Aktorja e njohur ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ajo ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkruan Arjola në postimin që e ka shoqëruar së bashku me një foto të veten.

Të premten doli nga BB VIP, Arjola Demiri reagon për herë të

E sigurisht që ndjekësit nuk kanë ngurruar që të pëlqejnë postimin e saj dhe të lënë komentet e tyre, ku shumica e kanë përgëzuar për aventurën e saj në “Big Brother VIP”.

Ndërkohë kujtojmë se aktorja e njohur u eliminua nga publiku një javë para finales së madhe të 18 shkurtit.

Por pavarësisht kësaj, Demiri tashmë e ka fituar “Big Brother”-in e saj, pasi televizioni i Top Channel i bëri dhuratën më të bukur, duke i dhuruar një apartament asaj për të dhe fëmijët e saj.