Kate Middleton e thjeshtë dhe elegante në park me fëmijët, ja sa kushton fustani i saj – AlpeGossip
Kate Middleton e thjeshtë dhe elegante në park me fëmijët, ja sa kushton fustani i saj

Kate Middleton e thjeshtë dhe elegante në park me fëmijët, ja sa kushton fustani i saj

Kate Middleton dhe fëmijët e saj dukeshin si një familje tipike që shijonte një ditë me diell në park.

Dukesha e Kembrixhit së bashku me dy fëmijët e saj Princin George dhe Princeshën Charlotte u fotografuan në Norfolk të dielën.

Kate tërhoqi vëmendjen me thjeshtësinë dhe elegancën e saj.

Por ajo çfarë ra më shumë në sy ishte fustani që mbante veshur. 36-vjeçarja dukej mahnitëse me një fustan ngjyrë blu pambuku të Zarës dhe që kushton vetëm 39.99 paund.

Kate duket një nënë shumë e përkushtuar ndërsa kujdeset për dy fëmijët e saj. Ajo solli në jetë fëmijën e tretë, një djalë rreth një muaj më parë.

Kjo është dalja e parë publike e Dukeshës pas martesës së kunatit të saj Princ Harry dhe Meghan Markle.