“SHIKONI FTYRËN DHE TRUPIN TIM…”/ Dea Michele “sfidon” temperaturat e ulta, influencerja magjeps ndjekësit me fotot hot – AlpeGossip
“SHIKONI FTYRËN DHE TRUPIN TIM…”/ Dea Michele “sfidon” temperaturat e ulta, influencerja magjeps ndjekësit me fotot hot

“SHIKONI FTYRËN DHE TRUPIN TIM…”/ Dea Michele “sfidon” temperaturat e ulta, influencerja magjeps ndjekësit me fotot hot

Influencerja e njohur Dea Michele, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me disa foto hot të publikuara së fundmi në rrjetet e saj sociale.

Edhe pse ndodhemi në muajin dhjetor dhe temperaturat janë të ulta, ajo është shfaqur në ambient të hapur, e veshur vetëm me një trupore në ngjyrë bezhë, të kombinuar me një pellush rozë dhe një palë taka të së njëjtës ngjyrë.

 

Në postimin e publikuar, Dea Michele ekspozon këmbët e saj e ulur në karrige me poza provokuese dhe një stil të kuruar, në njërën prej shkrepjeve ajo shfaqet duke ndezur një cigare teksa e bënë foton akoma dhe më sensuale.

 

Fotot shoqërohen me një mbishkrim ironik  nga vetë influencerja, e cila shkruan:“Dua të them, shikoni mua, shikoni gjatësinë e flokëve të mi. Fytyrën time, formën e trupit tim. A mendoni vërtet se më intereson?”