PESË MUAJ PAS LINDJES/ Floriana Garo pozon me bikini dhe tregon linjat seksi (FOTO) - AlpeGossip
PESË MUAJ PAS LINDJES/ Floriana Garo pozon me bikini dhe tregon linjat seksi (FOTO)

PESË MUAJ PAS LINDJES/ Floriana Garo pozon me bikini dhe tregon linjat seksi (FOTO)

Kanë kaluar vetëm 5 muaj, që kur moderatorja e njohur shqiptare Floriana Garo u bë nënë për herë të parë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Adia.

Aktualisht Floriana ndodhet me pushime në Borsh, nga ku ka përshëndetur fansat me një super foto. E veshur me një palë bikini të bardha me lule, moderatorja duket mjaft mirë dhe ka rikthyer linjat seksi në kaq pak kohë.

Me barkun e sheshtë dhe një buzëqeshje në fytyrë, bukuroshja shqiptare theu gjithë pritshmëritë që kemi për nënat pas lindjes. Me sa duket, moderatorja nuk do të lodhet për të rikthyer trupin elegant për dasmën e saj.

Pas fejesës së papritur, braktisjes së ekranit televiziv, largimit nga Shqipëria dhe shtatzënisë Floriana ka zbuluar se vitin tjetër është në plan për t’u organizuar edhe dasma e saj me partnerin Enis Daçi.