THANË QË NUK FLASIN MË/ Enca publikon video me Noizyn – AlpeGossip
THANË QË NUK FLASIN MË/ Enca publikon video me Noizyn

THANË QË NUK FLASIN MË/ Enca publikon video me Noizyn

Dikur ishin bashkëpunëtorë të ngushtë, por një sherr i ndodhur dy vite më parë bëri që Noizy dhe Enca mos t’i flisnin më njëri-tjetrit, gjë që bëri bujë në media. Marrëdhënia mes dyshes mbetet ende shumë e komentuar dhe fansat e tyre kanë pasur gjithnjë kuriozitet të dinë rreth tyre.

Mesa duket gjakrat mes Encës dhe Noizyt janë qetësuar, të paktën kjo kuptohet nga postimi i fundit i këngëtares.

Enca ka publikuar një kolazh videosh në Instagram, ku mes tyre ndodhet edhe video me Noizyn nga kënga “Bow down”.

“Cila është e preferuara juaj?”, pyet Enca fansat mbi këngët e saj dhe shumë fansa kanë zgjedhur “Bow down” duke qenë se mbetet një nga këngët më të mira të repertorit të dyshes dhe që vazhdon të dëgjohet e kërcehet në clube apo koncerte.