Kiara Tito pjesë e “Dance With Me”? Moderatorja tregon të vërtetën! (FOTO) – AlpeGossip
Kiara Tito pjesë e “Dance With Me”? Moderatorja tregon të vërtetën! (FOTO)

Kiara Tito pjesë e “Dance With Me”? Moderatorja tregon të vërtetën! (FOTO)

Kiara Tito është një ndër moderatoret më simpatike shqiptare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një lidhje të mundshme me Butrint Imerin. Mirëpo ajo i ka mohuar kategorikisht këto lajme që kanë qarkulluar lart e poshtë.

Së fundmi u përfol se Kiara do të jetë pjesë e programit të kërcimit ‘Dance With Me’, por deri më tani nuk kishim një konfirmim nga Tito. Kjo e fundit ka postuar një video nga fëmijëria e saj, ku shihet teksa kërcen dhe kështu sapo na tha se vërtet do jetë pjesë e spektaklit.

“Gati për #DWMA 
Me uroni fat djema!”, shkruan Kiara./intv.al/