Një epokë e re nis për familjen Kardashian! E vogla North West zyrtarisht imazh i markës së njohur (FOTO) – AlpeGossip
Një epokë e re nis për familjen Kardashian! E vogla North West zyrtarisht imazh i markës së njohur (FOTO)

Një epokë e re nis për familjen Kardashian! E vogla North West zyrtarisht imazh i markës së njohur (FOTO)

Është vetëm 5 vjeç, por vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West nuk ka ndërtmend të presë asnjë minutë më tepër për të ndjekur hapat e famës së prindërve të saj në mënyrë që të eksplorojë botën e modelingut dhe fotove profesionale.

North ka marrë pjesë në xhirimet e fushatës zyrtare të “Fendi”-t në nder të përvejtorit të 10 të çantave “Peekaboo” në këtë markë luksoze. Edhe pse North u ftua posaçërisht si imazh i kësaj fushate edhe Kim Kardashian e gjyshja e saj Kris Jenner iu bashkuan në këtë eksperiencë.

Zërat thonë se për këtë fushatë është paguar vetëm North me një shumë të majme ndërkohë që Kris Jenner dhe Kim Kardashian kanë dashur vetëm të japin suportin për të voglën e familjes duke mos përfituar asgjë ekonomikisht.

Me këtë dalje të madhe publike, 5 vjeçarja është duke nisur zyrtarisht një karrierë të gjatë e me shumë fitime për veten e saj.