Prezantuesja bukuroshe dhe e shumë komentuar në media sidomos për lidhjen me Elgitin, Klea Huta ishte e ftuar sot në “E diell” ku gjatë intervistës foli edhe për marrëdhënien me vjehrrën.
Çfarë kritike ka vjehrra ndaj saj dhe mamaja e Kleas për Elgitin?, ishte pyetja që iu drejtua Kleas.
“Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë”, u përgjigj Klea.
Pak kohë më parë Klea tregoi se vjehrrës së saj nuk i pëlqen as ta thërrasë “vjehrra” sepse marrëdhënia e tyre është si shoqe.
“Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme dhe unë jam me fat që e kam. Jam me fat, sepse lindi njeriun e jetës sime. Jam shumë e bekuar që e kam, sepse më këshillon, më tërheq vërejtje… Kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, ka treguar Klea.