Fustani nusërisë, ju nxorri zbuluar! Ja çfarë tregon për karakterin e nuseve – AlpeGossip
Fustani nusërisë, ju nxorri zbuluar! Ja çfarë tregon për karakterin e nuseve

Fustani nusërisë, ju nxorri zbuluar! Ja çfarë tregon për karakterin e nuseve

Fustani i fryrë

Të gjithë mendojnë se nuset që përzgjedhin këtë stil, janë ato vajza që e dinë ekzaktësisht se çfarë duan. Janë pikërisht ëndrrat e gjithë fëmijërisë, ku princesha i dorëzohet princit dhe jetojnë të lumtur përgjithmonë. Fustani ëndrrave do të jetë mikesha juaj më e mirë në ditën e dasmës.

Çfarë do të thotë: Ti je princesha (për një ditë) dhe vëmendja të takon ty.

Fustani në formë A-je


Oh po, nëse adhuron këtë formë fustani tregon se jë një grua shumë e fuqishme dhe ke besim tek vetja. Je një nuse që nuk do të fshehësh linjat elegante dhe vendos sensualitetin në plan të parë.

Çfarë do të thotë: Ti je nusja seks bombë

Fustanet me dantellë

Shpeshherë fustanet me dantellë janë fustanet e nusërisë më të zakonshme që shohim në dasmat ku jemi të ftuara. Nuset sakrifikojnë për miqtë dhe familjarët dhe kërkojnë të meren seriozisht ngar të ftuarit. Por mos harroni se kjo është dita juaj më e rëndësishme e jetës, ndaj mësoni të thoni jo. Nëse zgjedh këtë model, je një nuse e qetë, që e ke kokën pas tek e shkuara.

Çfarë do të thotë: Ti je nusja që thua “PO” për gjithçka

Fustani modern

Ti je DIVA që zgjedh ti lesh të gjithë me gojë të hapur. “Më shiko mua. Unë e di kush jam dhe e di se çfarë dua. Kjo jam unë” – ulëret ky fustan. Fustani modern është një art më vete që shpreh personalitetin, stilin dhe reflekton indvidualitetin e nuses.

Çfarë do të thotë: Je nusja që nuk të dridhet qërpiku për asgjë

Fustani shkurtër

Nusja që nuk kërkon të veshë asnjë copë fustani, por i kërkon bashkëshortit ta pranojë ashtu siç është, me mish e lëkurë. Je shumë e pavarur dhe e lirë në shpirt dhe kjo me siguri është një ndër arsyet që bashkëshorti ju dashuron. Nuset me fustan të shkurtër janë nuset që zgjedhin rehatinë.

“Është jeta ime dhe e jetoj ashtu siç dua” – janë mendime e vetme që keni në kokë.

Çfarë do të thotë: Nusja – Unë jam “Boss”