“PO BËN BUJË NË RRJETET SOCIALE”/ Meridiani zbulon se Valoni i ka dedikuar këngë një banore të BB “VIP” – AlpeGossip
“PO BËN BUJË NË RRJETET SOCIALE”/ Meridiani zbulon se Valoni i ka dedikuar këngë një banore të BB “VIP”

“PO BËN BUJË NË RRJETET SOCIALE”/ Meridiani zbulon se Valoni i ka dedikuar këngë një banore të BB “VIP”

Valon Shehu është banori i fundit që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, por edhe pse nuk është më aty banorët herë pas here e përmendin emrin e tij.

Edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, këngëtari i njohur u përfol gjatë për një lidhje që kishte pasur me Einxhel Shkirën. Por një gjë të tillë e mohoi ai sapo doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por mesa duket jo të gjithë banorët mendojnë se mes tyre nuk ka pasur asgjë. Meridiani ka thënë se Valoni i ka dedikuar një këngë Einxhelit dhe për këtë është shprehur shumë i bindur. Einxhel ka thënë se nuk e di për çfarë kënge bëhet fjalë dhe se nuk e ka dëgjuar.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Si përfundim Meridian ça kënge më kishte dedikuar Valoni mua?

Meridian: Kur të dalësh jashtë do e marrësh vesh.

Einxhel: Po mbase s’e shoh kur të dal jashtë.

Meridian: Do e shohësh, pse mbase s’do e shohësh.

Einxhel: Mbase nuk e ka nxjerrë gjëkundi.

Meridian: Po bën bujë në rrjetet sociale, s’e paska nxjerrë gjëkundi?!

Einxhel: Me t’vërtet?

Meridian: Po.

Einxhel: Më paska dedikuar një këngë Valoni dhe s’e kam dëgjuar

Meridian: Ishte folur tre ditë rresht pa pushim.