NË MUAJIN E TETË TË SHTATËZANISË/ Gresa Behluli zbulon gjininë e bebit (FOTOT) – AlpeGossip
NË MUAJIN E TETË TË SHTATËZANISË/ Gresa Behluli zbulon gjininë e bebit (FOTOT)

NË MUAJIN E TETË TË SHTATËZANISË/ Gresa Behluli zbulon gjininë e bebit (FOTOT)

Këngëtarja Gresa Behluli ishte e ftuar në emisionin “#Gjesi” në T7, ku foli për pritjen e ëmbël, të cilën e konfirmoi pak ditë më parë. (Lexo këtu)

Gresa tregoi se është në muajin e tetë të shtatzënisë, si dhe zbuloi gjininë e bebit. Këngëtarja dhe bashkëshorti do të bëhen prindër të një djali, emrin e të cilit nuk e kanë vendosur ende.

Kujtojmë se Gresa u martua në prill të vitit 2019 me një dasmë madhështore e cila u komentua shumë në media. Ajo tërhoqi të gjithë vëmendjen me fustanet që ndërroi gjatë dasmës, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit.