Poni ndan momentin e ëmbël me fansat dhe tregon shtëpinë e saj luksoze (FOTO) – AlpeGossip
Poni ndan momentin e ëmbël me fansat dhe tregon shtëpinë e saj luksoze (FOTO)

Poni ndan momentin e ëmbël me fansat dhe tregon shtëpinë e saj luksoze (FOTO)

Poni është një prej këngëtareve shqiptare e cila ka preferuar gjithmonë që jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Në qoftë se bëjmë një xhiro në rrjetet e saj sociale do të shohim vetëm disa foto të rralla me djalin, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë.

Këngëtarja e muzikës popullore shqiptare preferon që në media të përflitet vetëm për arritjet e saj në muzikë dhe jo për çështjet familjare. Mirëpo sot si rrallëherë Poni ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet shtëpia e saj luksoze.

Një ambient tepër modern ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe gri, dhe gjithçka duket e kuruar deri në detaj.

“Gjumë”, shkruan Poni sipër fotos të cilin e shoqëron me dy zemra duke iu referuar bashkëshortit dhe djalit të saj të cilët po flenë tek këndi para televizorit.