POZOI NË PLAZH/ Fansat kapin detajin e pazakontë në foton e Klaudia Pepës: O mavri… – AlpeGossip
POZOI NË PLAZH/ Fansat kapin detajin e pazakontë në foton e Klaudia Pepës: O mavri…

POZOI NË PLAZH/ Fansat kapin detajin e pazakontë në foton e Klaudia Pepës: O mavri…

Klaudia Pepa është kthyer në një ndër balerinat më të njohura jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, e cila tashmë po korr sukses të madh edhe në Itali.

Ajo është tepër aktive në rrjete sociale, ku qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj. Së fundmi, balerina ka publikuar një foto nga plazhi, mirëpo fansat kanë vënë re detajin e çuditshëm në pozën e saj.

Atyre u ka bërë përshtyje çanta që Klaudia mban në plazh, gjë të cilën ia kanë vënë në dukje edhe në komente.

“Ku është sensi i çantës me rrobat e banjës?

Kjo çanta që ke varur ti është njësoj si të shkosh me taka në plazh me rërë.

Po atë pantë ku e çon o mavri.”- janë disa prej komenteve në foton e balerinës, e cila ka preferuar të mos i kthejë asnjë përgjigje.