”JU KËRKOJ FALJE”/ Tayna zbulon arsyen pse nuk shkoi në koncert (FOTO) – AlpeGossip
”JU KËRKOJ FALJE”/ Tayna zbulon arsyen pse nuk shkoi në koncert (FOTO)

”JU KËRKOJ FALJE”/ Tayna zbulon arsyen pse nuk shkoi në koncert (FOTO)

Artistja e talentuar Tayna është padiskutim shumë e suksesshme dhe mjaft e kërkuar me koncerte të shumta. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh poston foto provokuese të cilat ndezin rrjetin. Fansat e saj të shumtë e mbështesin kurdoherë.

Por ditën e sotme Taynës i është dashur të anulojë një nga koncertet e saj jashtë vendit. Artistes i është shtyrë fluturimi disa minuta përpara nisjes, dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar falje tek fansat. Përmes një postimi në instagram, Tayna ka lajmëruar që nuk do të jetë e pranishme, dhe për këtë është mërzitur shumë.

“U kërkoj falje fansave për mospraninë time, për shkak të vonesës së fluturimit. Jam shumë e mërzitur që nuk munda të isha me ju dhe të kënaqeshim bashkë, por shihemi një herë tjetër. Ju dua”,-ka përfunduar Tayna lajmërimin e saj në instastory. Me siguri artistja do lajmërojë një datë tjetër për të mbajtur koncertin e shtyrë, dhe padyshim do jetë në top formë.