Pasi u fotografua me Jennifer Lopez/ Adrola Dushi tregon se çfarë ndodhi në takimin me këngëtaren (FOTO) – AlpeGossip
Pasi u fotografua me Jennifer Lopez/ Adrola Dushi tregon se çfarë ndodhi në takimin me këngëtaren (FOTO)

Pasi u fotografua me Jennifer Lopez/ Adrola Dushi tregon se çfarë ndodhi në takimin me këngëtaren (FOTO)

Adrola Dushi rrëfen momentin e takimit.

Adrola Dushi është njëra nga modelet më të bukura shqiptare. Në një intervistë për “Mirage” modelja bukuroshi foli ndër të tjera për jetën e saj në Amerikë, ku është zhvendosur prej kohësh dhe po zhvillon karrierën e saj.

Kohë më parë morën dhenë disa foto të Dushit dhe modeles tjetër, Xhesika Berberi përkrah yllit botëror Jennifer Lopez.

“Ishim në një koncert që u bë në Las Vegas për disa produkte, isha bashkë me Xhesikën. Ishim pjesë e koncertit ku Jennifer do të këndonte, takuam shumë njerëz aty. Me Jennifer thjesht bëmë një foto, u përshëndetëm.” ka sqaruar Adrola.

Megjithatë, modelja tha se sheh një dallim të madh midis VIP – ave shqiptarë dhe të huaj.

“Nuk është se bëmë muhabet [me Jennifer- in], por për aq sekonda sa ne u takuam ishte një takim shumë i thjeshtë, shumë njerëzor dhe shumë i mirë. Unë kam një ankesë të madhe për “VIP- at” shqiptarë, nuk u prek këmba në tokë kurrë, sikur kanë krahë dhe fluturojnë. Jo të gjithë sigurisht, por ky është dallimi i jashtëzakonshëm që mund të bëj midis tyre dhe personazheve të huaj.” është shprehur Dushi ashtu ëmbël duke qeshur.