“NJË VIT PA TY”/ Ajola Xoxa bën dedikimin prekës për të atin e ndjerë – AlpeGossip
“NJË VIT PA TY”/ Ajola Xoxa bën dedikimin prekës për të atin e ndjerë

“NJË VIT PA TY”/ Ajola Xoxa bën dedikimin prekës për të atin e ndjerë

Ajola Xoxa ka kujtuar sot babain e ndjerë, një vit nga ndarja e tij nga jeta!

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, ka publikuar në Instagram një foto me të atin nga albumi i dasmës së saj.

Ajo shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë ndërsa përqafon babain në foton prekëse.

Por më prekëse akoma janë fjalët që burojnë nga zemra e një vajze që ndjen dhembje për këtë humbje të madhe:

“Një vit pa ty. Dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde. Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tëndin. Të dua përgjithmonë”, shkruan Ajola.

Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, pasi ishte i sëmurë prej kohësh.

Xoxa studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për Akademinë, por një humbje akoma më e madhe për familjen e tij.

Ajola Xoxa e ka treguar shpesh këtë duke publikuar dedikime të ndjera në Instagram.