U NDANË, POR NUK NA THANË ARSYEN/ Për herë të parë Fatmir Hysenbelliu flet për fundin e lidhjes me Anxhelinën – AlpeGossip
U NDANË, POR NUK NA THANË ARSYEN/ Për herë të parë Fatmir Hysenbelliu flet për fundin e lidhjes me Anxhelinën

U NDANË, POR NUK NA THANË ARSYEN/ Për herë të parë Fatmir Hysenbelliu flet për fundin e lidhjes me Anxhelinën

Katër vite më parë, biznesmeni Fatmir Hysenbelliu dhe këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj kanë qenë në një lidhje.

Ata qëndruan bashkë për katër vite dhe në heshtje i dhanë fund marrëdhënies disavjeçare.

Dyshja është mësuar se janë ndarë paqësisht, por arsyeja nuk u bë e ditur.

Së fundmi biznesmeni ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” dh ka treguar për herë të parë arsyen e prishjes së marrëdhënies.

Fatmiri ka treguar se mes tyre nuk ka pasur as tradhti dhe as keqkuptime, distanca ishte ajo që i çoi drejt ndarjes.

Ne kemi patur një ndarje shumë normale. Nuk kemi patur një ndarje që jemi zënë, ose ka patur diçka madhore. Thjesht, distanca dhe shumë faktorë të vegjël, jo diçka e madhe. Shumë çifte ndahen prej tradhtisë apo gjëra të tjera. Nuk ka qenë asnjë nga këto faktorë, thjesht distanca. Dhe ne e kishim xhan njëri-tjetrin dhe akoma e kemi, ndaj kemi mbetur miq: ka treguar biznesmeni.