I KA BËRË MIRË KARANTINIMI/ Ermal Fejzullahu: Kam hequr dorë nga alkooli – AlpeGossip
I KA BËRË MIRË KARANTINIMI/ Ermal Fejzullahu: Kam hequr dorë nga alkooli

I KA BËRË MIRË KARANTINIMI/ Ermal Fejzullahu: Kam hequr dorë nga alkooli

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar ka folur për ditët e tij në karantinë.

Ai ka thënë se për shkak të izolimit ka mbajtur një regjim të mirë dietik. Në një intervistë për ‘E diell’ ai ka thënë se i mungon puna, publiku, miqtë por është i lumtur për kohën që po kalon pranë familjes së tij. Sakaq, këngëtari ka thënë se karantinimi e ka ndihmuar të heqë dorë nga alkooli dhe se ndihet shumë mirë e më i shëndetshëm.

“Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë”, u shpreh Ermali.

Ai ka thënë se në këtë kohë është bërë shumë i ‘devotshëm’ pasi po i vjen në ndihmë familjes për punët e shtëpisë.