Nëse klipi i Encës ju duket erotik, s’keni parë Uindin me uniformë dhe lëpirëse në gojë (VIDEO) – AlpeGossip
Nëse klipi i Encës ju duket erotik, s’keni parë Uindin me uniformë dhe lëpirëse në gojë (VIDEO)

Nëse klipi i Encës ju duket erotik, s’keni parë Uindin me uniformë dhe lëpirëse në gojë (VIDEO)

Disa ditë më parë, videoklipi më i ri i Encës, ‘Dua’, theu rekord klikimesh në ‘Youtube’ menjëherë pas publikimit. Këngëtarja u përfol mjaft për skenat e forta erotike në videoklip me modelin spanjoll, i cili tregoi se bashkëpunimi me këngëtaren ishte një nga gjërat më të bukura që kishte bërë.

Por, duket se vëmendjen e publikut nuk e tërheq vetëm Enca, por edhe motra e saj, Uindi Haxhia. Herë pas here ajo poston në profilin e saj në ‘Instagram’ foto ose video provokuese, që shkaktojnë menjëherë reagim dhe komente nga ndjekësit.

Këtë here motra e këngëtares ka publikuar një video ku duket e veshur me një uniformë shkolle me dekolte të hapur, ndërkohë që mban një lëpirëse në gojë.

“Gocë për shkollë. Uinki in the making.”- shkruan me humor Uindi, duke lënë të kuptohet se është në xhirime. Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë projekti të ri, të cilin mund t’a shohim shumë shpejt.