“NUK MË KA BRAKTISUR”/ Sara shfaqet me të ëmën (FOTO) – AlpeGossip
“NUK MË KA BRAKTISUR”/ Sara shfaqet me të ëmën (FOTO)

“NUK MË KA BRAKTISUR”/ Sara shfaqet me të ëmën (FOTO)

Në rrjete sociale është folur shumë për jetën personale të Sarës ditët e fundit prandaj banorja ka vendosur të reagojë me disa postime ku akuzon mediat se e kanë shtrembëruar deklaratën e saj për nënën.

“O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze”, shkruan Sara.

'Nuk më ka braktisur’, Sara shfaqet me të ëmën

Në një postim tjetër ajo shfaqet me nënën duke lexuar komentet.

'Nuk më ka braktisur’, Sara shfaqet me të ëmën

Postimet e saj Sara i mbyll me një deklaratë ku shkruan se komentet dhe fyerjet nuk e kanë mposhtur dhe se po i qëndron pranë njerëzve të saj të dashur, edhe Bardhit.

'Nuk më ka braktisur’, Sara shfaqet me të ëmën