“DO TA ZHDËPJA NË DRU…”/ Publikoi bisedën me Efin për Zhaklinën, flet psikologia – AlpeGossip
“DO TA ZHDËPJA NË DRU…”/ Publikoi bisedën me Efin për Zhaklinën, flet psikologia

“DO TA ZHDËPJA NË DRU…”/ Publikoi bisedën me Efin për Zhaklinën, flet psikologia

Gjatë kohës që Efi ndodhej në Big Brother VIP psikologia e saj i publikoi mesazhet me Zhaklinën. “Do e kisha kapur në dru”, ishte shprehur Efi mes të tjerash.

Së fundmi, psikologia e saj, Adelina, ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku ka folur për situatën. Ajo ka thënë se terapia me Efin i ka mundësur që të kenë dhe raporte miqësore.

Psikologia ka sqaruar se bisedën nuk e ka publikuar ajo, por ka ndodhur një ngatërresë e vogël me sekretaren e saj.

“Unë punoj edhe me miq e kolegë, familjarë. Nëse terapitë standarde që njeh popullata, si rregull është një klient duhet të kalojë një proces terapeutik, pas terapisë duhet të kalojnë dy vite që ti t’i japësh mundësinë të jetë raport shoqëror le të themi. Është një terapi që e thyen këtë lloj barriere, që më jep akses të punoj me këdo dhe mos të prish asnjë lloj marrëdhënie tjetër. Mënyra si Efi po e tregonte edhe në “Big Brother” eksperiencën e saj në terapi ishte totatlisht ndryshe nga ai që treguan dy vajzat e tjera, që ishte variant komplet tjetër. Kam punuar vetëm në disa pika specifike që më ka kërkuar për t’i ndryshuar. Unë di pikat por jo sfondin. Në periudhën kur ndjeva që kishte mbështetje më shumë, jam më tepër mikeshë dhe mentore e saj, sesa një psikologe e mirëfilltë. Ndjeva nevojën që ishte realisht vetëm pa mbështetje reale në televizion, i vetmi person që mund ta mbështeste isha unë. Nuk u pendova. Nuk e publikova unë por ndodhi një ngatërresë e vogël me sekretaren time. Nuk është ndonjë problem i madh. Nuk kishte asgjë për thyerje konfidencialiteti pasi mesazhi ishte i qartë. “Në një situatë të caktuar kur mu ushtrua një presion i caktuar reagimi im ishte fantastik.” Ndryshim nga çfarë do bëja dikur. Pra, ishte rezultat i diçka që është punuar. Unë i ndaj gjëra të tilla me publikun edhe për klientë të tillë, për të treguar që po funksionon”-tha ajo.