Banorët VIP të “Big Brother” kanë përfunduar për herë të parë me sukses provën e radhës. Si pasojë ata janë shpërblyer me disa fruta që përfituan nga kjo sfidë. E në një moment Semi i kërkoi Granitit që të përgatiste disa fruta dhe ai pranoi me kënaqësi.
Por teksa po e vëzhgonin Canën, Sheila nis që të hedhë disa batuta ndaj tij, i cili mesa duket nuk i priti aspak me të njëjtin humor.
“Po e përgatit me dashuri për Semin”, i tha Sheila-Granitit. Pas kësaj shprehjeje ky i fundit shkoi dhe pjatën ia çoi surprizë Fifit.
Biseda mes Semit, Granitit dhe Sheilës:
Semi: Më ofendove që ike ashtu. Unë ta kërkova dhe nuk kishe pse ia lije Fifit
Graniti: Ju nuk talleni dot me mua
Sheila: Ishte shaka, po tregohesh shumë i vogël që reagove ashtu për një shaka
Paloma zgjodhi të ndërhynte në këtë përballje.
Paloma: Hë se e di unë si je ti. Kështu i bën gjërat
Sheila: Mos u fut në këtë muhabet, mos fut spica
Paloma: Të kemi parë ne ty, zysha e “Bigut”
Sheila: Kunja mua mos më hidh, se në fund je ti ajo që bën viktimën duke shpifur. Hajde betohu pak tani. Je mësuar të shesësh veten për 5 followersa.
Paloma: Është hera e parë dhe e fundit që më përmend gocën, të të vijë turp.