“ËNDËRRONIM TË SHËTISNIM NË PARK”/ Moderatorja e njohur tregon planet që kishte me të voglën e saj (FOTO) – AlpeGossip
“ËNDËRRONIM TË SHËTISNIM NË PARK”/ Moderatorja e njohur tregon planet që kishte me të voglën e saj (FOTO)

“ËNDËRRONIM TË SHËTISNIM NË PARK”/ Moderatorja e njohur tregon planet që kishte me të voglën e saj (FOTO)

Moderatorja e njohur, Brunilda Lahe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente të ndryshme krah të voglës së saj, duke treguar dhe se si mëmësia e ka ndryshuar jetën e saj. Së fundmi Lahe ka ndarë një foto me vajzën në karrocën, që mendonte se do shëtiste gjatë në rrugët e Tiranës.

“Eh moj mama! A ju kujtohet momenti kur zgjodhët karrocën për bebushin? Në një ditë të bukur si sot, plot diell, ëndërronim të shëtsisnim në park a në bregdet! Nuk e mendonim kurrsesi se xhiro më e gjatë që do të bënim do të ishte nga salloni në ballkon, rrethuar me beton. Nëse një lodër e kemi të preferuar e duam kudo edhe tek krevati, edhe tek karroca, edhe tek relaksi…deri sa të na humbasë interesi për të. Pastaj duam lodër tjetër”, ka shkruar Brunilda krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Me siguri moderatorja ka menduar të vizitojë vende të ndryshme me të voglën e saj, por situata e vështirë në vend prej virusit ‘Covid-19’ bëri që të gjithë njerëzit të qëndrojnë për shumë gjatë në shtëpitë e tyre.