Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.
Më herët ajo publikoi projektin e saj më të fundit muzikor që mban titullin “1 mijë vjet”.
Edhe pse ka pak ditë qëkur publikoi projektin e ri muzikor, Luana nuk ka pritur më gjatë dhe menjëherë ka nisur punën për të sjellë diçka të re. Këtë gjë e bëri të ditur vetë ajo teksa lajmëroi në rrjetet sociale se po sjell diçka të re.
“Diçka e re po vjen!”, ka shkruar Luana krahas fotos së saj.
Para pak diësh ajo bëri të ditur përtë gjithë fansat e saj se kishte bërë realitet ëndrrën e saj të madhe, që ishte bërë pjesë e Sony Music Industry.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”,ka shkruar Luana krahas fotos.