Keni dëgjuar për trendet e këtij sezoni? Quhen baluke “bottleneck” dhe prerje bob “bottleneck”. Nëse jeni të vendosur për një ndryshim që do t’ju bëjë të dukeni të freskëta dhe “cool”, me siguri që do e pëlqeni trendin e ri.
Baluket, por edhe vetë prerja bob – kanë fuqinë të kornizojnë faqet dhe ta çojnë vëmendjen të sytë.
Tom Smith, një parukier në Londër parashikoi në fillim të këtij viti se “baluket e ngushta” do të bëheshin trendi kryesor i flokëve gjatë 2022-shit.
“Forma e balukes është më e ngushtë në pjesën e sipërme, pastaj bëhet më e gjerë dhe përkulet duke theksuar mollëzat”, thotë ai. “Është diçka mes viteve ’70 dhe modeleve të kohës së sotme”.
Me ngrohjen e motit, ky model tingëllon si një lule në mes të pranverës! Ja disa ide: