ALUDIMET/ Elvana Gjata shpallet fituese e festivalit të RTSH-së, ende pa u bërë festivali – AlpeGossip
ALUDIMET/ Elvana Gjata shpallet fituese e festivalit të RTSH-së, ende pa u bërë festivali

ALUDIMET/ Elvana Gjata shpallet fituese e festivalit të RTSH-së, ende pa u bërë festivali

Festivali i RTSH-së që mbahet në dhjetor, këtë vit do të ketë si pjesmarrës disa emra të rëndësishëm.

Mes tyre spikat Elvana Gjata, që nuk ka marrë pjesë asnjëherë në këtë festival.

Prania e saj ndërkohë, ka bërë që të nisin edhe aludimet.

Sipas një portali, një gazetar i RTSH-së ka thënë se tashmë fituesit janë paracaktuar.

Dhe fituese, do të jetë pikërisht Elvana Gjata, në vend të dytë Era rusi, ndërsa në vend të treta Arilena Ara.

Duhet thënë se çdo vit ka pasur aludime se fituesi në festivalin e RTSH-së është paracaktuar.

Në disa raste, këto aludime kanë rezultuar të vërteta.

Vitet e fundit festivali i RTSH-së ka tërhequr ata që konsiderohen si këngëtarë të “njohur”, për shkak se fituesi shkon në Eurovizion.

Por në të shumtën e rasteve, paraqitja e tyre në Eurovizion ka lënë për të dëshiruar.(TemA)