JO VETËM MAYA/ Nga Arjola Demiri, tek Zhaklin Lekatari, vajzat e showbizzit që u DHUNUAN nga partneri – AlpeGossip
JO VETËM MAYA/ Nga Arjola Demiri, tek Zhaklin Lekatari, vajzat e showbizzit që u DHUNUAN nga partneri

JO VETËM MAYA/ Nga Arjola Demiri, tek Zhaklin Lekatari, vajzat e showbizzit që u DHUNUAN nga partneri

Këngëtarja e muzikës popullore Maya është dhunuar nga bashkëshorti.

Në bazë të vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë më datë 19 mars 2024, Fatbardha Ulbirch e njohur me emrin e artit Maya Aliçkaj, është pajisur me urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Sipas vendimit të gjykatës Shuaipi urdhërohet që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit. Gjithashtu bashkëshorti i saj, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.Aktualisht ata janë prindër të një djali i cili erdhi në jetë vetëm para disa vitesh.

Por Maya nuk është artistja e vetme apo personazhi i vetëm i njohur në botën e showbizzit por edhe vajza të tjera shumë të njohura janë dhunuar nga partnerët apo bashkëshortët e tyre. Alpegossip.al ju risjell disa prej tyre.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ndarja me partnerin e saj, Arjola Demiri para pak kohësh tregoi asrsyen që e çoi atë drejt divorcit.Ajo u shpreh se ndarja erdhi si pasojë e keqkuptimeve dhe mospërputhja e karaktereve mes tyre. Sipas saj, një arsye tjetër është edhe fillimi i lidhjes së dashurisë në një moshë të vogël, gjithashtu ajo rrëfeu së është dhunuar nga ish-bashkëshorti!

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, tronditi opinionin me rrëfimet e saj  lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.Ajo zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës prej vitesh, teksa në Suedi.

Arbenita Ismajli  denoncoi bashkëshortin e saj Fero  për dhunë. Reperi u arrestua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Dhuna u zhvillua në banesën e tyre në Gjilan. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.

Gjithashtu edhe modelja e njohur Erjola Doçi ka rrëfyer dhunën fizike që ka përjetuar nga ish-partneri i saj, për shkak të xhelozisë.
Teksa po bisedonte me banorët, modelja tregoi se u fut në “BBVIP” për të shkëputur kontaktin me ish-partnerin e saj.

“Prandaj doja të vija këtu se shkëputu lidhu, shkëputu lidhu, nuk po gjeja një mënyrë që të shkëputesha dhe e dija që po të vija këtu nuk do të kisha më kontakt me të. Prandaj në qoftëse e keni vënë re kam thënë që nuk dua asgjë, të di asgjë nga jashtë, se po e shijoj”– u shpreh Erjola.

Zhaklin Lekatari ka zbuluar publikisht historinë kur është ndjerë e dhunuar nga ish-patneri i saj. Me lot në sy rrëfeu në një intervistë televizive se historia ka zgjatur më pak se një vit duke shtuar se nëse do të kishte ditur se si t’i vinte kufizime do ishte më e thjeshtë për të.

Alpegossip.al