Fero ”e qëlloi” dhe i tha kopjac në emisionin e Luanës/ Shihni si i kthehet “S4MM”: Do…(FOTO) – AlpeGossip
Fero ”e qëlloi” dhe i tha kopjac në emisionin e Luanës/ Shihni si i kthehet “S4MM”: Do…(FOTO)

Fero ”e qëlloi” dhe i tha kopjac në emisionin e Luanës/ Shihni si i kthehet “S4MM”: Do…(FOTO)

Fero është reperi “fenomen” i momentit pasi po arrin të ketë sukses të madh me çdo projekt të ri. Këngët e tij janë bërë kolonë zanore në klubet e natës e jo vetëm.

Mbrëmjen e së shtunës ai ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan” ku u bë pjesë e një loje ku i duhej që sipas pyetjeve te shënjestronte me një armë “paint ball” , fotot e reperëve të cilat ishin të printuara.

Pyetjes se cili është reperi që nuk do bashkëpunoje kurrë, ai zgjodhi Getinjon, ndërsa pyetjes se cili prej tyre duhet ta lërë këtë profesion, ai zgjodhi S4MM të cilin e qëlloi disa herë si dhe tha për të që kopjon shumë nga muzika e huaj. Mirëpo nuk ka munguar reagimi i reperit nga Tetova i cili ka bërë një postim në Instagram duke shkruajtur: “Këtë javë do lajmë hesape me disa.” Dhe fansat janë të bindur se ky postim ishte për Feron, por ndoshta edhe për Hellbanianz.