Të gjithë janë infektuar nga mania “lurex” kohët e fundit dhe pasojat e këtij “fiksimi” janë mëse të qarta… Veshjet me shkëlqim janë kthyer në një trend të pazëvendësueshëm dhe ato nuk i shohim vetëm pas perëndimit të diellit, tekstilet me xixa janë zgjidhja ideale për të krijuar një look të paharrueshëm!

Më së shumëti këtë gjë na e tregojnë vajzat e njohura, Chiara Ferragni zgjodhi një fustan me xixë të vogël në premierën e “X Factor 12”, Kendall Jenner u shfaq në aeroportin e Los Angeles me një bluzë “lurex” dhe Mel B gjithashtu zgjodhi një fustan të tillë në foton zyrtare të ribashkimit të Spice Girls.

Tendenca “bling bling” ku të gjithë preferojnë shkëlqimin nuk pranon vajzat e turpshme, vjeshta dhe dimri 2018-2019 është gjithçka në lidhje me look-un e një dive.

Mania “lurex” do të jetë kudo, kështu që bëhuni gati të krijoni kombinimin për të cilin do të mbaheni mend këtë sezon!