Iva Tiço rrëfen: Që pas HUMBJES së tij nuk do vishem kurrë me të bardha, sepse… (VIDEO) – AlpeGossip
Iva Tiço rrëfen: Që pas HUMBJES së tij nuk do vishem kurrë me të bardha, sepse… (VIDEO)

Iva Tiço rrëfen: Që pas HUMBJES së tij nuk do vishem kurrë me të bardha, sepse… (VIDEO)

Iva Tiço ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Iva ka folur për karrierën e saj si gazetare por edhe për jetën e saj personale gjithashtu. Në një bisedë me dy moderatoret ato e kanë pyetur nëse në një të ardhme do të bëjë dasmë. Iva ka treguar se ka një arsye të madhe përse ajo nuk do të veshi kurrë fustanin e bardhë të nusërisë.

“Unë kam qejf ti shoh, të punoj me fustanet e nuseve por për vete jo. E kam mbyllur atë kapitull. Por qëkur më mungon im atë nuk ka kush të më çojë në altar.”,- është shprehur Iva.

“Një gruaje i duhet vetëm një burrë në jetë , babai. Është burri i vetëm tek i cili mund të mbështetesh.” ,- ka vijuar ajo duke theksuar se mashkulli më i rëndësishëm në jetën e një vajze, është pikërisht babai.