Ky qenka viti i fjongove rozë: Nga Xhensila te Eno Popi këta janë VIP-at që do bëhen me vajzë – AlpeGossip
Ky qenka viti i fjongove rozë: Nga Xhensila te Eno Popi këta janë VIP-at që do bëhen me vajzë

Ky qenka viti i fjongove rozë: Nga Xhensila te Eno Popi këta janë VIP-at që do bëhen me vajzë

Ky vit qe ka veç pak që ka hyrë, gëzoi e do gëzojë akoma shumë çifte të njohur, që si ta kishin bërë me fjalë, po mirëpresin një nga një, ca bebe të ëmbla, që për rastësi janë të gjitha vajza. Qenka viti i vogëlusheve rozë.

Zaimina lindi Khloen që pasi na e mbajti të fshehtë shtatzëninë për sa i deshi qej, gjininë na e zbuloi pa lindur kur bëri baby shower-in rozë.

Kurse Floriana e zbuloi vetë kur ishte ende në pritje. Ajo tha se do të bëhej me vajzë dhe
pak muaj më vonë erdhi në jetë Adia.

Po vetë e zbuloi edhe Ami gjininë e së bijës. Ajo tha se për të e kishin të vështirë që të
gjenin një emër. Dhe sot, 1 javë pas lindjes, po thuhet se e kanë quajtur Sia.

Vajzë do lindë edhe Estela Ujka. Ajo për shembull mund ta donte një djalë, ose më saktë
i shoqi i saj. Meqë i kanë dy vajza, po Zoti deshi që edhe këtë herë të jetë një vajzë të
cilën Estela ka shkuar të lindë në Amerikë.

Ashtu siç na e tha edhe Eno Popi. Ai dhe partnerja e tij Atena presin fëmijën e parë që
do të jetë vajzë.

Emina Cunmulaj s`na e ka thënë me gojën e saj, po nëpër fotot që poston nga dyqanet
ku bën pazarin për bebin e vogël, vendos emoji me bishtaleca. Me shumë mundësi Ella
do bëhet me motër.

Dhe mes e pas gjithë këtyre vogëlusheve edhe Xhensila do lindë vajzë duke plotësuar
kështu dëshirën e saj. Se kështu tha në “Dua të të bëj të lumtur” që donte vajzë. Urimi i
Florian Binajt në Instagram teksa i thoshte Xhensilës dhe Besit ardhtë e bekuar, zbuloi
gjininë.

Ata që vazhdojnë urojnë nëpër Instagramet e Besit, Eminës e kujtdo që është ende në
pritje, por që e dinë mirë që do bëjnë vajzë, e kanë të kotë, të paktën për këtë herë. Nëse
duan patjetër çuna le të tentojnë sërish, edhe pse kush ka vajza botën ka.