“FALEMINDERIT ZOT PËR…”/ Kida zyrtarisht 23-vjeç, pamjet nga super festa e ditëlindjes së saj (FOTOT) – AlpeGossip
“FALEMINDERIT ZOT PËR…”/ Kida zyrtarisht 23-vjeç, pamjet nga super festa e ditëlindjes së saj (FOTOT)

“FALEMINDERIT ZOT PËR…”/ Kida zyrtarisht 23-vjeç, pamjet nga super festa e ditëlindjes së saj (FOTOT)

Ora ka kaluar 00:00 dhe tashmë data shënon 21 dhjetor! Ditën e sotme Kida feston ditëlindjen dhe bën 23 vjeç dhe po… mosha është thjesht numër.

Këngëtarja ka postuar menjëherë në rrjetet sociale një foto ku duket mjaft seksi e sigurisht ka falenderuar Zotin.

1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falenderuese për secilin prej jush!

Sakaq, ajo ka ndarë në rrjetet sociale edhe dhuratat e para, tortën dhe pamje nga dekorimi i shtëpisë së saj. Në foto shohim se ajo ka marrë disa buqeta me lule e po ashtu edhe pako të tjera, të cilat këngëtarja nuk i ka zbuluar.

Kidushi ka mbledhur në shtëpinë e saj mikeshat më të ngushta për të pritur së bashku orën 00:00 dhe datën 21 dhjetor. Në rrjet qarkullojnë shumë video nga festa e tyre, ku siç kuptohet nga pamjet po e djegin fare.

E meriton këtë super festë sepse ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm për Kidën. Përtej faktit se na ka kënaqur të gjithëve me muzikë të bukur, duket se në 2020 ajo ka thyer paksa kornizat e gocës së “mirë” dhe “të pafajshme”.

Para disa ditësh ajo publikoi “Drunk”, ku siç nuk e kishim parë ndonjëherë, tregoi se mund të ishte edhe një repere shumë e mirë.