Në fillim të sezonit televiziv/ Marina dhe Getoari arratisen në parajsën turistike (FOTO) – AlpeGossip
Në fillim të sezonit televiziv/ Marina dhe Getoari arratisen në parajsën turistike (FOTO)

Në fillim të sezonit televiziv/ Marina dhe Getoari arratisen në parajsën turistike (FOTO)

Pushimet mbaruan dhe pothuajse të gjithë i janë rikthyer rutinës së tyre të përditshme. Por duket se ky detaj nuk ka vlerë për Getoarin dhe Marinën të cilët janë nisur sërish me pushime në një destinacion impresionues.

Çifti duket se po kalon disa ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në vendin e purove, në Kubë.

Ka qenë pikërisht Geti i cili ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” pamje nga ky destinacion që ngjan me një parajsë tokësore.

Këto pushime të dyshes së njohur vijnë pikërisht në kohën kur të gjithë janë shumë të angazhuar me punë për shkak të fillimit të një sezoni të ngjeshur televiziv.

Kujtojmë se ende nuk dihet se cili do të jetë programi që do i besohet Marinës këtë sezon, ndërkohë që ajo është fotografuar sërish në ambientet e televizionit “Klan” disa ditë më parë.