“Leku letër”/ Ja sa paguhen të famshmit shqiptarë për një postim në instagram (FOTO) – AlpeGossip
“Leku letër”/ Ja sa paguhen të famshmit shqiptarë për një postim në instagram (FOTO)

“Leku letër”/ Ja sa paguhen të famshmit shqiptarë për një postim në instagram (FOTO)

Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë.

Në listën botërore të “Pasanikëve të Instagramit” përfshihen një sërë të famshmish që kanë miliona ndjekës si Selena Gomez, Kim Kardashian apo Ronaldo, postimet teke të së cilëve kapin shifrën e 550,000 dollarëve.

Por nëse po vrisni mendjen sesa paguhen personazhet e njohur të ekranit shqiptar, “iconstyle.al” sjell një listë me të famshmit që kanë zbuluar shifrat.

Roza Lati – 347 mijë ndjekës
Moderatorja Roza Lati ka qenë ndër të parat që ka folur troç se Instagramin e përdor edhe për qëllime fitimi. Në një intervistë në 2017-n, Roza ka treguar se merr 500 euro-600 euro vetëm me një postim, por mund të ketë edhe pagesë mujore. Mirëpo e ftuar dje në emisionin e pasditës “Rudina”, Roza ka treguar se është paguar edhe 1000 euro për një postim.

 

Arjon Muça – 44 mijë ndjekës
Arjon Muça ka zbuluar gjithashtu shumën e madhe që ka marrë për një postim në Instagram. I ftuar në Pop Culture, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Olti Curri- 155 mijë ndjekës
Një interes të madh ka pasur edhe për shifrën e Olti Currit, i cili nuk ka ngurruar të thotë se pagesa e tij është e lartë, pikërisht falë reklamave që bën në faqet e tij në Instagram dhe Facebook.

“Është pyetje çik e sikletshme, megjithatë pagesa ime aktualisht vjen nga reklamat që bëj në Instagram dhe Facebook dhe dua të them se në muaj shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit shqiptar”, ka thënë Olti.

Nuk e dimë nëse Olti e ka pasur seriozisht duke qenë se rroga e deklaruar e kryeministrit për 2017-n ishte 228 mijë lekë të rinj. Kjo e bën Oltin personazhin e njohur shqiptar më të paguar deri më tani.

 

Ilda Bejleri – 333 mijë ndjekës
Burimë për “iconstyle.al” kanë treguar se moderatorja simpatike paguhet afërsisht 500 euro për 5 postime, që i bie minimalisht 100 euro për një postim.

 

Rashel Kolaneci – 338 mijë ndjekës
Edhe pse e shkëputur tashmë nga ekrani, Rashel ka arritur të ketë 338 mijë ndjekës. Paga minimale që merr ajo për nëj postim në Instagram është 300 euro. Megjithatë rikthimi i saj në ekranin e televizionit “Klan” si konkurrente e “Dance With me”, pritet që të jetë një sukses i madh për ish-velinën edhe në këtë drejtim.

Sonny K Elson – 92,5 mijë ndjekës
Ai njihet për numrin e madh të ndjekësve, kryesisht modele dhe modelë. Por përpos faktit që ka një profil personal me një numër ndjekësish të përzgjedhur, fotografi i njohur Sonny K. Elson ka dhe një profil profesional me një numër të madh ndjekësish. Ai ka treguar për “iconstyle.al” se paguhet minimalisht 100 euro për një postim.