Rovena Dilo tashmë nuk i kursen deklaratat: Rri pa gjumë dhe i lutem Zotit për Eltionin… – AlpeGossip
Rovena Dilo tashmë nuk i kursen deklaratat: Rri pa gjumë dhe i lutem Zotit për Eltionin…

Rovena Dilo tashmë nuk i kursen deklaratat: Rri pa gjumë dhe i lutem Zotit për Eltionin…

Prej kohësh mediat kanë shkruar për një histori të mundshme dashurie midis Rovena Dilos dhe Eltion Meres he dyshimet kanë nisur pikërisht nga kimia skenike që ata kanë por edhe sepse kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin. Këtë të shtunë dyshja ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku kanë folur më shumë për marrëdhënien mes tyre por edhe faktin se kanë vendosur të realizojnë projekte të tjera bashkë duke parë se sa mirë arrijnë të bashkëpunojnë.

Projekti “Diva show” të cilin ata kanë ideuar do të ketë një vazhdim dhe është pikërisht Eltioni ai që e ka menduar. Teksa kanë diskutuar në studion e “Thumb” për projektet e ardhshme balerini ka bërë shaka me faktin që ai ulet dhe punon teksa Rovena “fle gjumë”. E pikërisht në këtë moment këngëtarja është shprehur se në fakt ajo edhe kur fle lutet që Eltioni të ketë sa më shumë frymëzim e suksese.

“Rri pa gjumë dhe mendoj dhe them: O Zot ndihmoje “Token” dhe jepi fuqi dhe frymëzoje.”,- u shpreh Rovena duke shprehur gjithashtu se e adhuron profesionalizmin e tij si balerin. A nuk është kjo një deklaratë e bukur dashurie?