NGA PESHKU TEK FRUTAT/ 5 llojet e ushqimeve të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj – AlpeGossip
NGA PESHKU TEK FRUTAT/ 5 llojet e ushqimeve të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj

NGA PESHKU TEK FRUTAT/ 5 llojet e ushqimeve të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj

Çdo javë një produkt i ri del në treg me pretendimin se do ju ndihmojë të bini në peshë, por tashmë këto ushqime “të shëndetshme” janë të mbushura më kimikate dhe ingredientë. Pavarësisht se cilësohen si produkte të shëndetshme ato kanë efekte negative në shëndet. Më poshtë ju zbulojmë 5 nga këto produkte që duhet të evitoni menjëherë sipas ‘Runtastic’:

1-Peshku i fermës

Peshqit e rritur në fermë konsiderohen si tepër të rëndësishëm në dietë, por konsumimi i shpeshtë i tyre sjell probleme si diabeti apo çrregullime të insulinës.

2-Produktet e drithërave me fruta të thata

Këto produkte janë të shumtë në treg dhe konsiderohen si zgjedhja perfekte për mëngjes, por ato kanë mjaftueshëm sheqerna për t’u quajtur ëmbëlsira, duke shkaktuar më pas obezitet, diabet apo edhe kancer.

3-Lëngjet e proçesuara

Lëngjet e frutave të proçesuara janë të shijshme, por ato nuk janë të freskëta dhe bio. Ato përmbajnë ingredientë të tillë që nëse do të përdoreshin shpesh do të shkaktonin rritje të presionit të gjakut.

4-Ushqimët e shpejta dietike

Këtu futen si përshembull kikirikat apo patetinat. Përmbajnë mjaftueshëm yndyrna të cilat më pas kanë efekte negative.

5-Embëlsuesit artificialë

Studimet tregojnë se këto produkte rrisin urinë duke sjellë më pas shtimin në peshë.