Sara Hoxha ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku një prej tyre e ka pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë për herë të parë.
“A është e vështirë të kesh një fëmijë? A të ka ndryshuar?”, e ka pyetur ndjekësi, teksa Sara është përgjigjur: 100% po. E dëgjon shpesh por nuk mund ta kuptosh derisa të ndodh ty vetë. Është një eksperiencë shpenguese dhe një udhëtim roller coaster. Sakrifikon rehatinë tënde për të tyren dhe koha nuk është më e jotja. Por ia vlen shumë.
Mes të tjerash ajo është pyetur dhe nëse ka ndërmend ta bëjë Poem-ën me një motër/vëlla. “Sigurisht. Vetëm mos pyet kurrë”, ka shkruar Sara.