UDHËTIMI I PARË ME RAIDEN/ Si po i kalon pushimet familjare Jona Spahiu (FOTOT) – AlpeGossip
UDHËTIMI I PARË ME RAIDEN/ Si po i kalon pushimet familjare Jona Spahiu (FOTOT)

UDHËTIMI I PARË ME RAIDEN/ Si po i kalon pushimet familjare Jona Spahiu (FOTOT)

Këtë shtator të vitit që lamë pas, moderatorja Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Raiden, kuptimi i veçantë i emrit të të cilit është “Zot i dritës dhe i vetëtimës”.

Jo rrallëherë moderatorja ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente të ndryshme me të birin, të cilit i kushton pjesën më të madhe të kohës së saj. Tashmë që Raiden është 5 muajsh, çifti ka vendosur të bëjë udhëtimin e parë familjar, mirëpo gjërat nuk kanë qenë aq të lehta me një foshnjë me vete.

Që në orët e para të mëngjesit, Jona ka pozuar me të voglin para pasqyrës e veshur me pizhame, duke treguar se djali e ka lënë pa fjetur dhe pa ngrënë.

Më tej, dita ka pasuar me një udhëtim të gjatë në të cilin duhet të ngjisnin faqen e malet për të arritur destinacionin e dëshiruar. Në Instastoryn e saj Jona ka rrëfyer se e kishte të pamundur të ngjitej deri në majë me të birin me vete, mirëpo Frenkli ishte ai që këmbëngulte, duke dalë vullnetar t’a shtyjë ai karrocën e vogëlushit.

Pasi kanë arritur në destinacion, Jona ka filmuar e rraskapitur vendin të cilin e kishin parë nga larg, mirëpo pas kësaj lodhjeje, darka për çiftin ka ardhur shplodhëse dhe e këndshme. Moderatorja ka publikuar një foto ku partneri dhe Raiden janë të fokusuar tek ndeshja e futbollit në ekranin e një restoranti, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme.