Albërie Hadërgjonaj shfaqet pa makijazh dhe të gjithë ngelëm pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
Albërie Hadërgjonaj shfaqet pa makijazh dhe të gjithë ngelëm pa fjalë (FOTO)

Albërie Hadërgjonaj shfaqet pa makijazh dhe të gjithë ngelëm pa fjalë (FOTO)

Albërie Hadërgjonaj është konsideruar gjithmonë si një ndër këngëtaret shqiptare që i ka sfiduar vitet. Në çdo dalje të saj ajo shfaqet e kuruar deri në detaje dhe na duket sikur rinohet çdo ditë e më shumë.

Në jo pak raste Albëria është akuzuar se bukuria e saj është arritur falë ndërhyrjeve kirurgjikale që ajo ka bërë në pamjen e saj. Disa prej operacioneve plastike që ka bërë, Albëria i ka pranuar edhe publikisht, ndërsa disa të tjera i mohon në mënyrë kategorike.

Mirëpo ditën e sotme Albëria nëpërmjet një postimi në Instastory na ka treguar se ndodhet në Tiranë dhe është shfaqur për herë të parë pa makijazh.

“Kur je në Tiranë dhe të mungon New York-u. Bëra murin e shtëpisë me Brooklyn Bridge”, shkruan Albëria sipër fotos ku shfaqet pa make up dhe na ka befasuar të gjithëve me pamjen e saj.