Kompanitë ndërkombëtare “çmenden” për dekorin e dasmës së Sarës dhe Ledionit (FOTO) – AlpeGossip
Kompanitë ndërkombëtare “çmenden” për dekorin e dasmës së Sarës dhe Ledionit (FOTO)

Kompanitë ndërkombëtare “çmenden” për dekorin e dasmës së Sarës dhe Ledionit (FOTO)

Verën e kaluar ka pasur disa dasma të rëndësishme VIP. Sivjet dasma e Ledionit dhe Sarës në Liqenin e Como-s në Itali edhe pse hermetike si eveniment, sërish një ngjarje kaq e madhe për çiftin nuk mund të kalohej pa vëmendje. Çifti i famshëm nuk ka publikuar ende foto të dasmës, por grimieri dje na ka zbuluar si dukej Sara nuse.

Me një thjeshtësi që e ka karakterizuar gjithmonë, Sara shkëlqeu teksa ecte drejt altarit. Mbrëmja ka vazhduar me një darkë-festë ku dekori i ambjentit ka kaluar çdo parashikim. Në faqen e Event Planner-t të dasmës është zbuluar edhe dekori i cili të bën të ëndërrosh që je në një përrallë. Në fakt e gjithë ceremonia, dekori, çifti duket si një përrallë në liqenin e Como-s. Në shpresojmë dhe urojmë që kjo përrallë e Sarës dhe Ledionit të jetohet e lumtur përgjithmonë…