Edhe pse ka qenë larg ekranit prej disa muajsh, Kejvina Kthella vazhdon të jetë shumë e komentuar në media dhe aktive në rrjete sociale ku poston çdo ditë.
Së fundmi vëmendjen e ka tërhequr me fotot nga pushimet në Ibiza ku nuk kanë munguar fotot me rrobabanjo duke treguar trupin me forma perfekte.
Ndërsa sot modelja duket se ka gjetur sozinë e saj, një vogëlushe bjonde me sy bojëqielli që i ngjan shumë. Kejvina e ka postuar foton e vogëlushes në Instastory duke i habitur edhe ndjekësit me ngjashmërinë e madhe që ka me të.