Me siguri edhe ju i keni vënë re kohët e fundit markat e famshme të modës, por edhe emrat në më zë të kësa industrie që në koleksionet e tyre kanë përfshirë një element që duket se do të dominojë në të gjithë verën e nxehtë.
Në periudhën e fundit të dimrit, edhe rrjeti nisi të propozonte fundet me dantellë. Nuk kaloi shumë kohë dhe të gjithë njerëzit me stil filluan të vishnin funde, pantallona të shkurtra, fustane, bluza me shumë dantellë. Ky detaj i hollë po pushtonte gjithçka, ndaj këtë verë duket se do të jetë shumë viral.
Sigurisht, dantella ka pasur gjithmonë një vend në modë, dhe Phoebe Philo, për shembull, e ka përdorur rregullisht këtë material, pavarësisht se për cilën markë ka punuar. Në markën që mban sot emrin e saj, dantella vazhdon të luajë një rol në koleksionet e reja, dhe jo një, por dy fustane me dantellë u përfshinë në daljen e fundit në PhoebePhilo.com.
“The Roë” eksperimentoi me dantellën, duke e prezantuar këtë material me disa kombinime. Një nga veshjet më të pëlqyera ishte, pa dyshim, fundi ngjyrë pjeshke me dantellë në fund, i cili u kthye shpejt në të preferuarën e publikut. Ky model elegant krijoon një siluetë të re, të freskët dhe shumë moderne.