A DO RIBASHKOHEN PAS DIVORCIT TË BUJSHËM? Robert Berisha zbulon ftesën e veçantë për Nora Istrefin – AlpeGossip
A DO RIBASHKOHEN PAS DIVORCIT TË BUJSHËM? Robert Berisha zbulon ftesën e veçantë për Nora Istrefin

A DO RIBASHKOHEN PAS DIVORCIT TË BUJSHËM? Robert Berisha zbulon ftesën e veçantë për Nora Istrefin

Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyera në botën e showbizit dhe në rrjet qarkulluan thashetheme se ata mund të ribshkohen dy vite pas divorcit. Edhe pse të divorcuar ata kanë qenë afër për shkak të vajzës së tyre Renee.

I ftuar në “ABC e mëngjesit”, Robert Berisha ka folur për karrierën e tij dhe kalimin nga muzika në moderim, ku theksoi se ka qenë një vendim i vështirë pasi është një fushë në të cilën nuk kishte punuar më parë.

Ai sigurisht u pyet edhe për Nora Istrefin ish-bashkëshorten e tij, nëse e ka ftuar në emission. Moderatori shprehu se Nora e ka marrë ftesën nga ai dhe se së shpejti do të mund ta shikojmë në emisionin e tij. Ai shtoi se ata do të realizojnë diçka speciale dhe tha gjithashtu Nora ka qenë ajo që e ka mbështetur shumë pasi ai ka qenë skeptik për emisionin.

“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra.”, tha Roberti.

 

Gjatë një interviste të dhënë më parë, kur u pyet nëse është ribashkuar me Norën, siç përflitej, Roberti tha:

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë’’, ka deklaruar ai.