I këndon vajzës 1 muajshe në shqip, VIDEO e Emina Çunmulajt do t’ju ëmbëlsojë zemrat – AlpeGossip
I këndon vajzës 1 muajshe në shqip, VIDEO e Emina Çunmulajt do t’ju ëmbëlsojë zemrat

I këndon vajzës 1 muajshe në shqip, VIDEO e Emina Çunmulajt do t’ju ëmbëlsojë zemrat

Një muaj më parë, modelja Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vogëlushe që e pagëzoi me emrin Mia Soraya, të cilën e publikon shpesh në profilin e saj në Instagram.

Postimet e Eminës me të bijat tërheqin gjithmonë vëmendjen e ndjekëve. Disa minuta më parë, ajo ka publikuar një video që me siguri ka ëmbëlsuar zemrat e të gjithëve.

Emina shfaqet me foshnjën në duar duke i kënduar asaj në shqip, teksa e bija e dëgjon me kërshëri.
“Mias i pëlqen të më dëgjojë duke kënduar, sidomos kur i këndoj asaj në shqip.”- ka shkruar modelja në videon e publikuar.