Flet i dashuri i vajzës që vdiq papritur në restorant: Bëra gjithçka për ta shpëtuar… – AlpeGossip
Flet i dashuri i vajzës që vdiq papritur në restorant: Bëra gjithçka për ta shpëtuar…

Flet i dashuri i vajzës që vdiq papritur në restorant: Bëra gjithçka për ta shpëtuar…

Një vajzë 24 vjeçe ka humbur jetën para dy ditësh në një restorant në Pisa të Italisë ku po shijonte darkën me të fejuarin.

Chiara Ribechini pësoi reaksion alergjik dhe partneri i saj i frikësuar bëri gjithcka për ti shpëtuar jetën.

Chiara ishte alergjike ndaj qumështit, të gjitha nënprodukteve të tij dhe vezës. Nicola Gabriellini tregoi moemntet tragjike për “Corriere”:

“Tentova ti bëj frymëmarrje me gojë, t’ia mbaj gjuhën jashtë që ta shpëtoj, por isha e kotë. Ajo vdiq në duart e mia. Provova gjithcka që të mund të merrte frymë, por nuk kishte zgjidhje.”

Policia ka nisur hetimet për autopsinë e vajzës dhe ushqimit, por duhen 60 ditë që të publikohen.