PA FJALË/ Kate Middleton shkëlqen në ceremoninë e çmimeve Bafta dhe duket përrallore - AlpeGossip
PA FJALË/ Kate Middleton shkëlqen në ceremoninë e çmimeve Bafta dhe duket përrallore

PA FJALË/ Kate Middleton shkëlqen në ceremoninë e çmimeve Bafta dhe duket përrallore

Për të tretin vit radhazi, BAFTA bëri bashkë personazhet më të famshëm botërorë, ku për hir të së vërtetës të gjithë sytë drejtoheshin për nga Dukesha e Cambridge, Kate Middleton.

Duke iu bashkuar Dukës së Cambridge në eventin në fjalë, Kate shkëlqeu me veshjen e saj. Fustani i bardhë nga “Alexander McQueen”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

I gjatë deri në fund të këmbëve dhe pakëz i ngushtë në pjesën e belit, fustani përshtatej fiks me trupin e Kate e cila dukej mjaft klasike.

Si për të dashur të shfaqej rrëzëllitëse në perfeksion, Dukesha kishte veshur këpucë të markës prestigjioze “Jimmy Choo.”

E mandej, vathët dhe byzylyku kompletonin akoma dhe më shumë pamjen e një Dukeshe të vërtetë!