TË KEQEN E BELIT/ Ledina Çelo sfidon vitet dhe publikon fotot seksi të 14 viteve më parë - AlpeGossip
TË KEQEN E BELIT/ Ledina Çelo sfidon vitet dhe publikon fotot seksi të 14 viteve më parë

TË KEQEN E BELIT/ Ledina Çelo sfidon vitet dhe publikon fotot seksi të 14 viteve më parë

Këngëtarja shqiptare, Ledina Çelo, është konsideruar si një nga femrat më të bukura shqiptare që në vitet ’90.

Sot jemi në vitin 2019 dhe këngëtarja e cila është 42 vjeçe, duket sikur është imune ndaj kohës dhe viteve që kalojnë.

Ajo ka publikuar disa foto mjaft seksi të realizuara në vitin 2015 në New York, nga fotografi i mirënjohur shqiptar, Fadil Berisha.

Elegante si gjithnjë dhe mjaft tërheqëse, Ledina Çelo nuk duket të ketë ndryshuar aspak, dhe madje nuk do ta dallonim diferencën e viteve nëse ajo nuk do të kishte shkruar se fotot janë bërë 14 vite më parë.

Në sy bie beli i saj i hollë, me korsenë e zezë prej lëkure që e tregon shumë joshëse.

Ledina Çelo është shkëputur prej kohësh nga muzika dhe skena për t’iu përkushtuar familjes dhe biznesit të bashkëshortit të Gjermani.

Megjithatë një gjë ka ditur të ruajë, dhe ato janë linjat e saj seksi që do t’ i kishte zili cilado femër në moshën e saj.